Telegrafi

Ekipi i xhudos niset nga Tokio për në Kosovë, faqja zyrtare e KOK-ut sjell pamjet

Ekipi i Kosovës në xhudo është duke lënë Japoninë apo më saktë kryeqytetin Tokio për t’u nisur drejt atdheut.

Kosova kori sukses të madh në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 47 kilogramë dhe Nora Gjakova deri 57 kilogramë e bënë krenare Kosovën në Japoni.

Lexo po ashtu Toni Kuka na thotë mirëmëngjesi nga Tokio, tregon se po i sjellin dy medaljet e arta në atdhe

Tani, ekipi i xhudos është nisur nga Tokio për në Kosovë dhe pritet të arrij dikur në orët e vona të ditës së sotme.

Është faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila ka njoftuar nisjen e ekipit të xhudos me anë të disa videove të postuara.

Në video shihen xhudistet e Kosovës dhe trajneri Driton Kuka teksa përshëndeten nga njerëz të ndryshëm në rrugë, të cilët e vlerësojnë maksimalisht punë e tyre. /Telegrafi/