Telegrafi

Ekipi Olimpik i Kosovës në xhudo mbyll me sukses kampin përgatitor

(Foto: Facebook/KOK)

Ekipi Olimpik i Kosovës në xhudo mbylli me sukses kampin përgatitor 15 ditësh, të mbajtur në Golem të Shqipërisë dhe të mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK mbuloi shpenzimet e xhudisteve: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.

Krahas Kosovës e Shqipërisë, pjesëmarrëse në kamp ishin edhe garueset e Turqisë, Izraelit, Uzbekistanit, Greqisë, Bosnjë Hercegovinës etj., të cilët në përgjithësi ishin rreth 20 norma Olimpike Tokio 2020.

Sipas trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, përgatitjet janë mbajtur në ambient të hapur.

Kampi i parapriu garës së Mastersit, që prej 11-13 janar 2021 mbahet në Doha të Katarit.