Telegrafi

Ekipi i javës në Ligën e Kampionëve, formacion shumë sulmues

Liga e Kampionëve me anë të votave të tyre në faqen zyrtare ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës.

Gjatë mesjavës janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar befasitë.

Megjithatë, shumë lojtarë kanë dhuruar paraqitje brilante individuale, duke treguar vlerat e tyre dhe duke qenë vendimtar në fitoret e ekipeve përkatëse.

Disa nga ta kanë zënë vend edhe në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve, i cili zgjidhet nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të UEFA-s.

Ky formacion është i gjithi sulmues, pasi nuk ka asnjë mesfushor të deklaruar, dhe përveç katër mbrojtësi, gjashtë lojtarët tjerë janë të gjithë sulmues.

Napoli me katër dhe Real Madridi me tre janë dy skuadrat me më shumë lojtarë të zgjedhur në “formacionin e javës”.

Në portë gjendet Kevin Trapp i Eintracht Frankfurt, ndërsa në mbrojtje: Nacho Fernandez (Real Madrid), Josko Gvardiol (RB Leipzig), Kim Min-jae dhe Giovannio Di Lorenzo (Napoli).

Hirving Lozano (Napoli) dhe Riyad Mahrez (Man City) gjenden prapa sulmuesve, me Vinicius Junior (Real Madrid) dhe Mohamed Salah (Liverpoo) nga krahët dhe Karim Benzema (Real Madrid) dhe Victor Osimhen (Napoli) në qendër. /Telegrafi/