Site icon Telegrafi

Egjiptiani tregon shkathtësitë, Salah brenda disa sekondave turpëroi Jorginhon e Mountin

Liverpooli mbrëmë ka fituar edhe trofeun tjetër evropian në qytetin e Stambollit, atë të Superkupës.

The Reds triumfuan pas ekzekutimit të penaltive kundër Chelseat meqenëse ndeshja në kohën e rregullt dhe vazhdime përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Pos paraqitjes së mirë të dy portierëve, Adrianit dhe Kepa Arrizabalagas, shkëlqeu edhe Saido Mane dhe Mohamed Salah.

Ky i fundit në një moment tregoi se pse konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të klubit anglez dhe më gjerë.

Konkretisht, sulmuesi në dy raste brenda disa sekondave u ka përbiruar topin në mes të këmbëve dy rivalëve të ekipit londinez.

Së pari, egjiptiani e kaloi N’Golo Kanten pastaj radha ishte e turpërimit të Jorginhos dhe në fund e pësoi Mason Mount.

Lexo po ashtu Liverpooli bëhet klubi anglez me më së shumti trofe të mëdhenj, kalon Unitedin

Ndryshe, Liverpooli është bërë skuadra më e trofeshme angleze pasi triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme. /Telegrafi/

Exit mobile version