Izraeli ishte paralajmëruar nga Egjipt për dhunën e mundshme tri ditë para se Hamasi të kryente sulmin vdekjeprurës, ka njoftuar paneli i kongresistëve amerikanë.
Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul u tha gazetarëve për paralajmërimin e supozuar.
Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka përshkruar raportet si “plotësisht të rreme”, transmeton Telegrafi.
Inteligjenca izraelite është nën presion të madh për dështimin, për të parandaluar sulmin më vdekjeprurës nga militantët palestinez në historinë 75-vjeçare të Izraelit.
“Në e dimë se Egjipti paralajmëroi izraelitë tri ditë para se të ndodhte sulmi”, tha McCaul para gazetarëve pas takimit me dyer të mbyllur me krerët e inteligjencës, që diskutuan për krizën në Lindjen e Mesme, raporton AFP.
“Nuk dua të futem në detaje të klasifikuara, por paralajmërimi ishte dhënë. Shtrohet pyetje në çfarë niveli ishte rreziku”, tha republikani nga Teksasi.
Zyrtarë të inteligjencës egjiptiane thanë për AP, se Kajro vazhdimisht ka paralajmëruar izraelitët për “diçka të madhe” që po planifikohej nga Gaza.
“I kemi paralajmëruar për shpërthime dhe situatën që mund të ndodhë shpejtë – diçka e madhe. Por ata nënvlerësuan paralajmërimet tona”, tha një zyrtar i cili foli në kushte anonimiteti.
Zyrtarë të Kajros thanë se Izraeli nuk i përfilli paralajmërimet për Gazën në vend se të fokusoheshin në Bregun Perëndimor. /Telegrafi/