Telegrafi

Efi flet për marrëdhënien që ka me Luizin dhe Oltën: Rrugët tona u ndan, nuk kam asnjë emocion ndaj tyre

Finalistja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes ishte ndër ish-banoret më të komentuara.

Ajo mbetet e tillë, ndonëse për një kohë ka qëndruar larg qendrës së vëmendjes dhe paraqitjeve televizive.

Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku edhe foli për marrëdhëniet që aktualisht ka me dy ish-banorët e tjetër të BBVA, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

Efi u shpreh se tani që kanë kaluar muaj nga përfundim i edicionit të dytë të BBVA, ajo nuk kanë asnjë kontakt me dyshen e lartpërmendur.

“Nuk është më qefjmbetje, rrugët tona thjesht u ndan, secili ka marr drejtimin e vet edhe kaq, nuk asnjë lloj emocion ndaj tyre, as negativ as pozitiv”, u shpreh Efi.

Tuje, në media rozë prej javësh qarkullojnë raportime se Luiz dhe partnerja e tij Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga çifti.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Efi tha se nuk e di nëse ky lajm është i vërtetë, por nëse është atëherë ajo do të uroj dyshen.

“Nuk e di nëse është e vërtetë, nëse e marr vesh që është e vërtetë do e uroj me gjithë zemër, është një gjë shumë e bukur dhe më bëhet shumë qejfi për ta”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Efi Dhedhes

Kujtojmë që Efi ishte në mesin e finalistëve të BBVA bashkë me Luizin që u shpall fitues dhe dy finalistët e tjetër Kristin dhe Deamichel. /Telegrafi/