Futbolli është pezulluar momentalisht thuajse në gjithë botën shkaku i coronavirusit.
Pandemia që ka prekur globin ka bërë që të bien dukshëm edhe çmimet e futbollistëve nga e gjithë bota.
Por rënia e çmimeve të futbollistëve ka bërë që të ketë ndryshime edhe sa i përket ranglistës për skuadrat më të vlefshme në botë.
Javë më parë ishte Liverpooli në krye sa i përket skuadrave me vlerën më të madhe në botë, por pas pandemisë gjërat kanë ndryshuar dhe tani Manchester City ndodhet në pozitën e parë.
Kampionët në fuqi të Anglisë janë në pozitën e parë me vlerë prej një miliardë eurove, duke lënë Liverpoolin në pozitën e dytë me 966 milionë euro.
Rënie kanë pësuar edhe Barcelona e Real Madrid, teksa madrilenët janë ngjitur në pozitën e tretë me vlerë prej 888 milionë euro, duke qëndruar për rreth 30 milionë para rivalëve katalunas.
Vendi i pestë i takon PSG-së me vlerë prej 843 milionë, ndërsa në të gjashtin ndodhet Bayern Munich me rreth 100 milionë euro vlerë më pak.
Atletico Madrid është në pozitën e shtatë me 709 milionë euro, duke lënë mbrapa Tottenham Hotspur me 699 milionë.
Dy skuadrat që kanë pësuar rënien më të madhe janë Chelsea dhe Manchester United, që nga pozita pesë dhe gjashtë kanë zbritur në nëntë dhe 10.
Vlera e futbollistëve të Chelsea kushton 679 milionë euro, teksa te United komplet vlera e lojtarëve kap shifrën e 646 milionë eurove. /Telegrafi/
1. Man City 1,022 miliardë
2. Liverpool 966 milionë
3. Real Madrid 888 milionë
4. Barcelona 852 milionë
5. PSG 843 milionë
6. Bayern Munich 756 milionë
7. Atletico Madrid 709 milionë
8. Tottenham Hotspur 699 milionë
9. Chelsea 679 milionë
10. Man Utd 646 milionë