Site icon Telegrafi

Edy Reja tregon arsyen e mosinkuadrimit të Xhakës

(Foto: SuperSport/Getty Images)

Edy Reja festoi fitoren e parë si trajner i Kombëtares shqiptare, ndërsa pas ndeshjes dha një intervistë për emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku analizoi 90-minutëshin e zhvilluar nga kuqezinjtë.

Ndonëse me një përkthim që la shumë për të dëshiruar, tekniku italian vuri në dukje rëndësinë e triumfit, teksa vlerësoi Uzunin, por përsëriti kritikat ndaj mesfushorëve.

“Na duhej fitorja dhe e nisëm mjaft mirë ndeshjen. E rëndësishme ishte që me lojën që bëmë, arritëm të marrim tri pikët, pasi djemtë ishin ende pak të zhgënjyer pas humbjes me Islandën, ndërsa me kalimin e minutave shtohej edhe frika”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Shqipëria kthehet te fitorja, mposht Moldavinë në Elbasan

Trajneri është pyetur për mosinkuadrimin e Taulant Xhakës: “Unë kam një grup prej 23-26 lojtarësh, të cilët janë të gjithë të disponueshëm. Ai luajti në Islandë, por sot e lashë pushim, pasi doja të shihja edhe të tjerë. Ai dhe Basha luajtën shumë mirë në Islandë, por duhet t’u japim hapësira të gjithëve”.

Taulant Xhaka (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

“Kemi përshtatur skemat në fushë, por ajo që ka rëndësi është të mësohemi të vuajmë. Futbolli është vuajtje dhe nuk vjen asnjë fitore pa vuajtur. Ndaj e theksoj se na duhet të kemi shpirtin e sakrificës dhe vuajtjes, pasi vetëm kështu mund të synojmë fitoren”, ka thënë Reja duke e komentuar formacionin 3-5-2.

“E njihja mirë Moldavinë dhe e di që nuk zhbilancohen lehtë, ndërsa edhe në ato raste kur gjenim hapësira, nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, ndaj na u shtua vuajtja në pjesën e dytë”, ka theksuar trajneri.

Exit mobile version