Site icon Telegrafi

Edmond Tapsoba tërheq vëmendjen e gjigantëve evropianë me paraqitjet te Bayer Leverkusen

Në listën për transferime te Juventusi, Barcelona dhe Manchester United  për sezonin e ardhshëm, ka zënë vend edhe mbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Edmond Tapsoba.

22-vjeçari me paraqitjet e tij në Bundesligë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester United është vënë fuqishëm në ndjekje të futbollistit që këtë sezon ka kaluar te Bayer Leverkusen ku ka zhvilluar 35 ndeshje.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë futbollistin, pasi për të në garë është edhe Juventusi.

Në anën tjetër flitet edhe për një interesim të Barcelonës, pasi këta të fundit tashmë kanë zgjedhur presidentin e klubit.

Tapsoba ka luajtur te Vitoria Gumimaraes para se të zbarkonte në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version