Edin Dzeko refuzoi një transferim të mundshëm te Juventusi gjatë fundjavës, pasi ai është i vendosur të thotë ende fjalën e tij te Interi.
Reprezentuesi i Bosnjë-Hercegovinës erdhi verën e kaluar te Interi pas largimit të Romelu Lukaku, ndërsa tani pas rikthimit të belgut ai ka ‘rënë’ nga hierarkia e zgjedheve.
Edhe nëse Alexis Sanchez largohet duke e ndërprerë kontratën e tij me pëlqim reciprok, atëherë Paulo Dybala ka të ngjarë të vijë si lojtar i lirë.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, Juventusi bëri një ofertë zyrtare për të nënshkruar me Dzekon gjatë 48 orëve të fundit, por sulmuesi e refuzoi atë.
Në të njëjtën kohë, Dzeko gjithashtu mbërriti herët për stërvitjet para-sezonale, duke treguar se sa është i vendosur të lërë gjurmë me Nerazzurrët.
#Dzeko: offerta #Juve, no del bosniaco. #Pinamonti, c’è anche il #Sassuolo
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 12, 2022
36-vjeçari mbërriti verën e kaluar nga Roma praktikisht falas, në një marrëveshje me vlerë 1.5 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.
Ai shënoi 17 gola dhe dha 10 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe ka kontratë deri në qershor 2023.
Nuk është hera e parë që Dzeko lidhet me Juventusin, pasi loja e tij dhe niveli i punës e bëjnë atë një objektiv të preferuar për trajnerin Max Allegri. /Telegrafi/