Telegrafi

Edin Dzeko afër kalimit te Interi

Dzeko në miqësoret e Romës para-sezonale (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Interi siguroi shërbimet e Romelu Lukakut, duket se nuk ka hequr dorë nga Edin Dzeko.

Sipas Sky Sport Italia, profili i boshnjakut vazhdon të pëlqehet nga klubi në bazë në Milano dhe kështu ata e duan në Meazza.

Por, nuk do të jetë e lehtë pasi Roma nuk dëshiron të largojë lojtarin, pavarësisht se dëshira e tij nuk është të qëndrojë.

Dzeko thuhet se kishte rënë dakord më parë për kushtet personale me zikaltrit, por klubi i kryeqytetit nuk pranoi ta shiste te zikaltrit.

“Ju nuk mund të zgjoheni në mëngjes dhe të vendosni të transferoheni. Ju mund të largoheni vetëm nëse klubi merr marrëveshjen e duhur. Nuk më intereson nëse lojtari ka një marrëveshje me një klub tjetër”, kishte thënë atëbotë drejtori i ri sportiv i Romës, Gianluca Petrachi. /Telegrafi/