Edhe pse Interi siguroi shërbimet e Romelu Lukakut, duket se nuk ka hequr dorë nga Edin Dzeko.
Sipas Sky Sport Italia, profili i boshnjakut vazhdon të pëlqehet nga klubi në bazë në Milano dhe kështu ata e duan në Meazza.
Por, nuk do të jetë e lehtë pasi Roma nuk dëshiron të largojë lojtarin, pavarësisht se dëshira e tij nuk është të qëndrojë.
Dzeko thuhet se kishte rënë dakord më parë për kushtet personale me zikaltrit, por klubi i kryeqytetit nuk pranoi ta shiste te zikaltrit.
“Ju nuk mund të zgjoheni në mëngjes dhe të vendosni të transferoheni. Ju mund të largoheni vetëm nëse klubi merr marrëveshjen e duhur. Nuk më intereson nëse lojtari ka një marrëveshje me një klub tjetër”, kishte thënë atëbotë drejtori i ri sportiv i Romës, Gianluca Petrachi. /Telegrafi/