Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka shprehur gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve maqedonase për përballjen me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të shumta të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!” shkruan Rama në profilin e tij në FB.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/