Site icon Telegrafi

Edhe yjet e mëdha vjedhin këngë

Këngëtarja amerikane, Beyonce, është paditur për vjedhje të këngës “XO” dhe paditësi kërkon dëmshpërblim prej shtatë milionë dollarësh.

Sipas emisionit Express të KTV-së, ylli 33-vjeçar dhe kompanitë e saj incizuese “Parkwood Entertainment” dhe “Columbia Records”, janë dërguar në gjykatë për hitin “XO”, pasi Ahmad Lane ngriti padi gjyqësore kundër tyre, me arsyetimin se diva e muzikës pop ia ka vjedhur atij muzikën e kësaj kënge.

Ahmad deklaron se njëra prej vokalisteve ndihmëse të Beyonce, Chrissy Collins, ia kishte dhënë asaj një kopje të këngës së Ahmadit me titull “XOXO”, të cilën e kishte realizuar gjatë kohës që ai dhe Chrissy po punonin për një tjetër artist.

Sidoqoftë, fituesja e çmimit Grammy i ka mohuar kategorikisht akuzat për vjedhje, transmeton koha.net.

“Këto dy projekte janë tërësisht të ndryshme dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri muzikore ose të tekstit, përveç shkronjave X dhe O”, thuhet në dokumentet e dorëzuara në gjykatë nga përfaqësuesit e Beyonces.

Ylli i hitit “Crazy In Love”, po ashtu, ka deklaruar se Ahmad nuk ka bërë kërkesë për “të drejtën autoriale” të këngës së tij dhe ai do të duhej të heqë dorë nga kjo aktpadi e pakuptimtë. /Telegrafi/

Exit mobile version