Site icon Telegrafi

Edhe “Topless” e kopjuar? (Video)

“Topless” titullohet projekti më i ri i Afërdita Dreshajt në bashkëpunim me reperin Agon Amiga, të cilën e sollën ditë më parë.

Veç që bëri bujë për skenat në videoklip, kjo këngë përflitet edhe si kopjim.

Një pjesë e instrumentalit të kësaj kënge del të jetë i ngjashëm me atë të këngës “Just a Little Bit” të reperit 50 cent, e publikuar në vitin 2009.

Kjo nuk është kënga e parë këtë verë që akuzohet për kopjim. DJ Blunt dhe Real 1, Sinan Hoxha e Kida sollën këngë dhe klipe që janë etiketuar si të kopjuara nga këngëtarë botërorë.

Sido që të jetë, vlerësojeni ngjashmërinë e dy këngëve që ju sjellim më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version