Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars” u rikthye në një organizim ‘më të madh dhe më të mirë’ këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.
Dhe yje të famshëm si: Sienna Miller, Jessica Alba, Sofia Vergara dhe Rita Ora treguan klasin e tyre me paraqitjet solemne në këtë mbrëmje, e cila menjëherë pasoi ndarjen e 94-të të Çmimeve Vjetore të Akademisë.
Rita Ora kanalizoi magjepsjen e Hollywoodit të vjetër, duke u paraqitur me një fustan kadifeje të zezë me vezullim dhe bizhuteri me shkëlqim përgjatë dekoltesë me gurë të shkëlqyes, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31 vjeçe, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë dhe një kravatë me dizajn të çuditshëm.
Ora shtresoi pamjen e saj tashmë mahnitëse me një mantel dramatik të bardhë, i cili e bënte të dukej edhe më tërheqëse.
Flokët e interpretueses së hitit “Poison” ishin të ndara në njërën anë dhe të stiluara në kaçurrela të rrjedhshme në anën tjetër.
Ajo i mblodhi disa nga flokët e saj pas njërit vesh, për të treguar vathët e saj prej gurëve smeraldi.
“Oscars 2022” përndryshe përmbylli me sukses edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Filmi fitues i këtij viti u zgjodh “CODA” i regjisores Sian Heder. /Telegrafi/