Partia Socialdemokrate do të marrë pjesë në protestën e së shtunës, të thirrur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, i cili bërë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen protestës.
Duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë, ai ka thënë se ʺjanë bërë bashkë hipokrizia, servilosja, korrupsioni dhe racizmi urbanʺ.
“]
ʺNesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00! Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë. Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urbanʺ, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai tutje është shprehur se në ʺditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepihʺ.
ʺKaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!ʺ, ka përfunduar zyrtari i PSD-së.
Ndryshe, Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishin në pozita udhëheqëse në Komunën e Mitrovicës. Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas bastisjes në dy prona të të dyshuarve ka gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro./Telegrafi/