Reperi kosovar Capital T është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga qindra e mijëra fansa.
Ai ruan një respekt të madh edhe nga kolegët e tij, me shumicën prej të cilëve ka edhe miqësi shumë të mirë.
Për herë të parë këtë vit, Capital T vendosi të provojë diçka të re dhe interesante sa i përket llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.
Për çdo ditë, event ose koncert për të cilën ai dëshironte të publikonte fotografi, i publikonte plot tre të tilla.
Më vonë ky trend është ndjekur nga Mozzik, e së fundmi edhe nga reperi Ledri Vula.
Se përse reperët e estradës kanë vendosur të bëjnë një gjë të tillë, shpjegim nuk kanë dhënë asnjëri. /Telegrafi/