Site icon Telegrafi

Edhe Juventusi dënon abuzimet raciste ndaj Lukakut

Juventusi ka lëshuar një deklaratë përmes faqeve zyrtare të klubit duke adresuar thirrjet dhe gjestet raciste të dëshmuara gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit të martën mbrëma.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Juventusit, klubi deklaroi se ata ‘po punojnë në bashkëpunim me policinë’ për të identifikuar individët e përfshirë në abuzimin racist.

Një seri thirrjesh diskriminuese dhe zhurma majmunësh u dëgjuan nga tribunat e Allianz Stadium gjatë barazimit 1-1, veçanërisht pas penalltisë së Romelu Lukakut në minutën e 95-të.

Lexo po ashtu Interi lëshon një deklaratë zyrtare në lidhje me abuzimin racist ndaj Lukakut

Lukaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për festimet e tij dhe u përjashtua nga loja, së bashku me Samir Handanovic dhe Juan Cuadrado, të cilët u përfshinë në një përleshje fizike në fund të lojës.

“Klubi i Futbollit Juventus, si gjithmonë, po bashkëpunon me policinë për të identifikuar përgjegjësit për gjestet dhe britmat raciste që ndodhën mbrëmë. Gjithashtu në këtë rast, “Kodi i pranimit” do të zbatohet për përgjegjësit”, thuhet në komunikatë.

Më vonë, mbrojtësi i Juves, Danilo, gjithashtu mbështeti qëndrimin e klubit të tij për këtë çështje, duke lëshuar një deklaratë në Tëitter duke dënuar racizmin dhe diskriminimin e çdo lloji.

Më herët, në mëngjes, edhe Interi lëshoi ​​një deklaratë duke i ofruar solidaritet Lukakut. /Telegrafi/

Exit mobile version