Telegrafi

Edhe Guardiola nuk i beson syve se çfarë rasti për gol lëshoi Aguero, por nuk kaloi shumë dhe argjentinasi ia dëshmoi të kundërtën

Manchester City e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen kundër Chelseat në Ligën Premier.

Goli i parë në takim erdhi në minutën e katër nga Raheem Sterling, ndërsa pas katër minutash Sergio Aguero shënoi një rast të pastër për gol.

Argjentinasi nuk arriti të shënojë nga afërsia dhe se çfarë ka humbur 30-vjeçari nuk mund ta besonte as trajneri Pep Guardiola.

Por, nuk kaloi shumë dhe Aguero shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 13-të.

Gjithsesi kjo nuk ishte e gjitha nga sulmuesi argjentinas, ai shënoi edh dy gola tjerë në vazhdim (19′, 56′).

Aktualisht sulmuesi i Cityt në Ligën Premier ka 17 gola, por ka arritur të dhurojë edhe gjashtë asistime.

Ndeshja e ardhshme e Man Cityt është kundër West Ham Unitedit.  /Telegrafi/