Vërshimet e së shtunës në Maqedoni kanë prekur të gjithë shtresat e njerëzve, si duket edhe politikanët, por këto të fundit përveç urdhëresave, nuk i kemi parë në terren për ndihmë, por rezulton e kundërta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përveç liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ku tre ditë me radhë ka ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet, publikohen fotografi ku edhe Nikolla Gruevski dhe Dime Spasov, të veshur me çizme dhe doreza, ku shihen duke punuar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni është 22 dhe 4 raportohen ende si të humbur. /Telegrafi/