Jo vetëm yjet tona kopjojnë nga ato botërore, por edhe vet yjet botërore inspirohen prej të tjera yjeve të profileve më të ulëta.
Beyonce u shfaq me një fustan Gucci në vlerë 26 mijë dollarë të enjtën mbrëma teksa u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” në Los Angeles.
Dhe nëse për shumë adhurues të Beyonces fustani ishte i ngjashëm me të një ylli tjetër, atëherë këta fansa të këngëtares nuk e kanë pasur gabim.
Fituesja e Oscar, Lupita Nyongo është shfaqur në vitin 2015 me të njëjtin fustan të gjelbërt sikurse Beyonce të enjtën mbrëma.
Gjatë festivalit të filmit në Kanë në vitin 2015, bukuroshja keniane nuk harroi të pozonte për fotografët në tepihun e kuq.
Megjithatë, fustani i Beyonces është pak më i gjerë në pjesën e krahëve të saj, duke u përshtatur pikërisht me masën e saj trupore prej një shtatzëne tipike.
Beyonce është në pritje të binjakëve të saj, ashtu siç edhe e komunikoi lajmi nmuaj më parë kur edhe bëri që i gjithë interneti të mahnitej nga fotot e saj.
Të hënën në një seri të fotove të publikuara në beyonce.com, krijuesja e hitit “Single Ladies” shfaqi barkun e saj të fryrë, ku shfaqej vërtet mahnitëse.
Beyonce u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” e shkëlqyeshme në fustanin e punuar nga Gucci, krahas detajeve në formë lulesh që e shoqëronin atë.
Floku i saj ishte stilizuar në mënyrë që të përshtatej, teksa ngjyra karamele i shkonte perfekt dukjes së saj.
Vajza Blue Ivy po ashtu ndjeku nënën e saj në këtë ngjarje, duke u dukur ngjashëm sikur ajo.
Jay Z u shfaq mjaft i mprehtë për nga eleganca me xhaketën e tij dhe syzet mjaft me stil.
Në trupin e saj, 22 herë fituesja e çmimit Grammy shfaqi një koleksion tronditës të unazave.
Me urdhër të doktorit, Beyonce kohë më parë e anuloi paraqitjen e saj në festivalin Coachella që mbahet në prill.
Por, ajo konfirmoi menjëherë se do të performojë në festivalin Coachella në vitin 2018. /Telegrafi/