Pas një sezoni të mirë me fanellën e Fiorentinas interesimi për Giovanni Simeonen është rritur.
Gjatë verës Marseille ishte shumë pranë transferimit të tij, por në fund çdo gjë dështoi.
Sipas Mundo Deportivo numri i skuadrave të interesuara për sulmuesin argjentinas është rritur dhe në afatin kalimtar të ardhshëm priten shumë oferta në drejtim të tij.
Tani garës për 23-vjeçarin kanë shfaqur interesim edhe Barcelona e Tottenhami, duke iu bashkuar kështu Atletico Madridit.
Por, skuadra italiane nuk është e gatshme ta shes atë edhe aq lehtë.
Vlera e kartonit të Simeones besohet se është rreth 40 milionë euro, një shumë e përballueshme për skuadrat e lartpërmendura.
Sulmuesi argjentinas në të kaluarën ishte pjesë edhe e Genoas. /Telegrafi/