Telegrafi

Eder Militao pozitiv me COVID-19, rrezikon ndeshjen ndaj Interit

(Foto: Instagram/edermilitao)

Eder Militao ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimet që Real Madridi i ka bërë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit që zhvillohet të martën.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, qendërmbrojtësi brazilian duhet të rezultojë negativ gjashtë orë para fillimit të lojës, përndryshe nuk do të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane në sfidën e rëndësishme grupore.

Nëse Militao edhe të martën del pozitiv, atëherë do t’i bashkohet listës së lojtarëve që nuk mund të luajnë ndaj Interit, si Dani Carvajal, Alvaro Odriozola e Nacho Fernandez.

(Foto: Instagram/edermilitao)

Në njoftimin e Realit thuhet se të gjithë lojtarët tjerë, stafi trajnues i ekipit të parë, si dhe të gjithë njerëzit që punojnë drejtpërdrejt me ta, kanë rezultuar negativë.

Në dy takimet e para ën Grupin B, Los Blancos kanë regjistruar një barazim dhe një humbje, kurse Nerazzurrët dy barazime. /Telegrafi/