Site icon Telegrafi

Eddie Hearn flet për fitoren e Joshuas ndaj Pulevit dhe përballjen e mundshme me Tyson Furyn

Promotori i njohur britanik, Eddie Hearn ka folur pas fitores së Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev dhe një përpalljeje të madhe ndaj bashkëvendësit të tij, Tyson Fury.

Joshua ka arritur të mposht Pulevin në një super-meç të peshave të rënda, duke arritur ta nokautojë në raundin e nëntë duke mbrojtur titujt në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Triumfi ndaj bullgarit Pulev ka bërë që bota e boksit, por edhe vet Joshua të flasin për një ‘super-meç’ ndaj britanikut tjetër, Fury, i cili gjithashtu mban një rrip në kategorinë e rëndë.

Lexo po ashtu Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

Pas meçit ka folur edhe promotori i madh Hearn, i cili e ka cilësuar Joshuan më të mirin në botë në peshat e rënda, ndërsa ka premtuar një përballje me Furyn.

“Duke filluar nga nesër, ne duhet të bëjmë që Tyson Fury të luftojë menjëherë”, ka thënë fillimisht Hearn.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne e dimë se çfarë duam të bëjmë. Ka të bëjë me trashëgiminë”.

Lexo po ashtu Joshua flet pas fitores edhe për meçin e radhës: Nëse është Fury, le të jetë Fury – nuk ka problem

“Është lufta e vetme që duhet bërë në boks. Është lufta më e madhe në historinë e boksit britanik”.

“Joshua është boksieri më i mirë në botë në peshat e rënda, ju premtoj”, përfundoi promoteri britanik. /Telegrafi/

Exit mobile version