Telegrafi

E zënë duke pirë alkool, ushtari rus vret agjentët e FSB-së në qytetin ukrainas Kherson

Sipas një hetimi të autoriteteve ruse, një ushtar i Moskës ka vrarë dy agjentë të FSB-së (shërbimi sekret rus), pasi që e kishin zënë duke pirë derisa ishte në detyrë dhe i uniformuar.

Katër pjesëtarë të FSB-së ishin futur në një kafiteri në Kherson, në jug të Ukrainës që aktualisht është nën kontrollin e forcave okupatore ruse, transmeton Telegrafi.

Aty kishin hasur në dy ushtarë të dehur rusë, ku më dy eprorë tjerë po pinin alkool. E kur iu afruan për t’i pyetur se pse po konsumojnë alkool derisa janë në uniformë, njëri prej eprorëve kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë në dysheme.

Lexo po ashtu Ushtria ruse ka mbuluar kufomat e civilëve të vrarë në teatrin e Mariupolit, me beton dhe materie të ndryshme kimike

Menjëherë kishin tentuar t’ju kundërvihen, ku një pjesëtar i FSB-së tentoi t’ia rrëmbej revolen, por eprori tjetër i ushtrisë ruse shtiu mbi ta me kallashnikov.

Megjithatë anëtarët e FSB-së iu kundërpërgjigjën siç0 raporton Sky News, por gjatë të shtënave mbetën të vrarë eprori i ushtrisë dhe dy pjesëtarë të FSB-së.

E autoritetet në Kremlin këtë rast dhe shumë tjerë të ngjashëm, kanë tentuar t’i fshehin nga opinioni, por dy analistë perëndimorë e kanë konfirmuar këtë për Yahoo, duke theksuar se kanë filluar hetimet për këtë. /Telegrafi/