Telegrafi

E thotë agjenti, Melo-Palmeiras brenda 48 orëve

Tashmë pothuajse është e sigurt që Felipe Melo do të largohet nga Interi gjatë janarit.

Për këtë ka folur edhe agjenti i brazilianit, Jose Rodriguez, ku ka thënë se tashmë bisedat me Palmeiras janë në fazën finale.

“Situata është në fazën finale, nëse nuk shfaqen probleme brenda 24-48 do të vendosim për gjithçka”, ka thënë Rodriguez për mikrofonat FcInterNews.com.

Melo erdhi te Interi nga Galatasaray. /Telegrafi