Tashmë pothuajse është e sigurt që Felipe Melo do të largohet nga Interi gjatë janarit.
Për këtë ka folur edhe agjenti i brazilianit, Jose Rodriguez, ku ka thënë se tashmë bisedat me Palmeiras janë në fazën finale.
“Situata është në fazën finale, nëse nuk shfaqen probleme brenda 24-48 do të vendosim për gjithçka”, ka thënë Rodriguez për mikrofonat FcInterNews.com.
Melo erdhi te Interi nga Galatasaray. /Telegrafi