Site icon Telegrafi

E thotë agjenti i lojtarit: Jorginho i hapur për ofertat, pse mos të transferohet te Juventusi?

Jorginho. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images )

Mesfushori italian, Jorginho pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Së paku kështu ka lënë të kuptohet deklarata e agjentit të tij Joao Santos, që ka paralajmëruar një largim të tijin nga Stamford Bridges.

“Çdo gjë mund të ndodh gjatë afatit kalimtar për futbollistë”, tha Santos.

Ai ka deklaruar se janë të gatshëm t’i vlerësojnë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

Jorginho. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images )

“Ne jemi të gatshëm t’i vlerësojmë të gjitha ofertat që kemi në tavolinë. Ka interesime nga Italia, Franca e Anglia. Pse mos të transferohet te Juventusi?”.

“Juventusi është skuadra më e fortë në Itali, ka fituar shumë tituj. Nuk do t’i thoshim jo Juventusit”, ka deklaruar Santos.

28-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2018 nga Napoli për 57 milionë euro, por ai mund ta ndjek ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri tek Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version