Telegrafi

E thotë agjenti, Brozovic qëndron te Interi

Marcelo Brozovic ka refuzuar një ofertë për të shkuar te Chelsea, në mënyrë që të qëndrojë te Interi.

Agjenti i tij, Miroslav Bicanic, ka treguar për Goal arsyen pse lojtari vendosi të qëndronte në Giuseppe Meazza.

“Po, është zyrtare, Brozo do të qëndrojë te Interi. Përndryshe do të kishte qenë në aeroplan për në Londër dhe jo me ekipin kombëtar në Sisak”.

Lexo po ashtu LIVE: Dita e fundit e transferimeve

“Pasi të kthehet nga Kroacia, Marcelo do të nënshkruajë kontratë të re, të përmirësuar me Interin”.

“Edhe me kontratën e re do të përfitojë më pak sesa do të përfitonte te Chelsea, por ai ndihet komod te Interi, e njeh qytetin dhe klubi do të luajë në Europa League”, ka deklaruar agjenti. /Telegrafi/