Reperja e re Tayna është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në media.
E cilësuar si senzacioni i vitit 2018, Tayna në një intervistë për Telegrafin, foli rreth vitit të cilin e karakterizon suksesi i saj,
Ndër të tjerash, ajo vazhdon të jetë edhe një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria esaj.
Së fundmi, reperja u dha mundësinë fansave të saj në InstaStory që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje, dhe e njëjta do t’iu përgjigjej.
Njëra ndër pyetjet drejtuar nga një fans anonim ishte shumë interesante, e cila vinte në pikëpyetje reperen nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar, teksa i shkruante se nëse nuk do përgjigjej, atëherë do të thotë se ishte.
E menjëhershme, duket se ka qenë përgjigja e Taynës, e cila ka qeshur dhe ironizuar në replikën e bërë ndaj fansit të saj.
“Hahahaha Po qysh jo. Edhe dy fëmijë bineq. Largohu prej këtu. E fejuar me 15 vjet a? Shikoje jetën”, ka qenë përgjigjja e 22 vjeçares. /Telegrafi/