Federico Chiesa mund të largohet nga Fiorentina vetëm nëse vije oferta e duhur për të.
Kështu së paku ka theksuar numri një i klubit vjollcë, Rocco Commisso, duke bërë të qartë se do të respektojnë vendimin e lojtarit.
Sulmuesi i talentuar italian po kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Serie A si Inter, Juventus, por edhe Roma.
“Unë i kam premtuar Chiesas se nëse arrin oferta e duhur dhe nëse ai dëshiron të largohet ne do ta lejojmë”, tha presidenti i Fiorentinës, Commisso për Top Calcio 24.
“Sidoqoftë, unë mendoj se situata në Firence ka ndryshuar në sytë e Chiesas dhe të tjerëve dhe shpresoj që ai të qëndroj, pasi para vetes kontratën e re”, u shpreh Cmmoisso.
Klubi italian e vlerëson yllin e tyre rreth 60 milionë euro, por skuadrat që e duan atë po kërkojnë uljen e çmimit.
Gjithsesi favorit mbetet Juventus që është gati ta ofrojë Rolando Mandragoran dhe 40 milionë euro për të.
Edhe Inter e Roma nuk janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, por që duan në ofertë të përfshijnë lojtarë për të arritur në këtë shumë. /Telegrafi/