Site icon Telegrafi

E përjetuan rëndë largimin e tij pas vetëm dy sezonesh, tifozët e Interit fillojnë t’i fshinë muralet me Lukakun

Tifozët e Interin nuk e kanë pranuar edhe aq mirë largimin e Romelu Lukakut pas vetëm dy sezonesh në klub.

Sulmuesi belg pranoi të rikthehet te skuadra edhe ku filloi të bënte emër, Chelsea për një shumë të raportuar rreth 115 milionë euro.

Lexo po ashtu "Së shpejti do ju dërgojë një mesazh tifozëve të Interit" - Lukaku niset për në Londër, ka kompletuar pjesën e parë të testeve mjekësore

Lojtari do të fitojë një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, e që Nerazzurët natyrisht se do të mbushin arkat e tyre nga kjo shitje.

Por, janë tifozët, ata që nuk e kanë pranuar shitjen e tij, duke protestuar para zyrave të klubit dhe ndaj kryesisë.

Lexo po ashtu Publikohen pamje, aty ku Lukaku raportohet se mban në duar fanellën e Chelseat

Lukaku kishte fituar shumë shpejtë zemrat e tifozëve të skuadrës italiane, ndërsa për të ishin bërë edhe murale afër stadiumit në Milano.

Mirëpo, kur u bë e ditur se ai po fluturonte në drejtim të Chelseat, muralet ku gjendet edhe belgu, kanë filluar të fshihen nga tifozët e Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version