Telegrafi

E pabesueshme – Vetëm Messi dhe CR7 kanë shitur më shumë fanella se Martial

Anthony Martial po dëshmohet të jetë i dashuri i tifozëve të Manchester United.

The Sun shkruan se sulmuesi francez është i treti në renditjen e sportistëve që kanë shitur më së shumti fanella.

Lexo po ashtu Ibra ia rrëmben numrin Martialit?

Bazuar në statistika nga Kitbag dhe Sports direct, është zbuluar se Marital është në vendin e tretë për fanella të shitura, e më të mirë se ai në këtë aspekt kanë qenë Leo Messi, i cili është në vendin e parë dhe Ronaldo në vendin e dytë.

Lexo po ashtu Disa formacione te United me Pogban

Interesant është që të përmendet fakti se Messit i ka rënë shitja e fanellave për 20 për qind nga viti i kaluar.

Ronaldo vazhdon të ketë ngritje në shitijen e fanellave për 100%, duke përmirësuar shumë vendin e dytë dhe duke pasur mundësi të kalojë Messin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/