Anthony Martial po dëshmohet të jetë i dashuri i tifozëve të Manchester United.
The Sun shkruan se sulmuesi francez është i treti në renditjen e sportistëve që kanë shitur më së shumti fanella.
Bazuar në statistika nga Kitbag dhe Sports direct, është zbuluar se Marital është në vendin e tretë për fanella të shitura, e më të mirë se ai në këtë aspekt kanë qenë Leo Messi, i cili është në vendin e parë dhe Ronaldo në vendin e dytë.
Interesant është që të përmendet fakti se Messit i ka rënë shitja e fanellave për 20 për qind nga viti i kaluar.
Ronaldo vazhdon të ketë ngritje në shitijen e fanellave për 100%, duke përmirësuar shumë vendin e dytë dhe duke pasur mundësi të kalojë Messin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/