Telegrafi

E kryer – Nainggolan te Interi, zyrtarizimi në fundjavë?

Radja Nainggolan (Getty Images)

Radja Nainggolan është në fundin e rrugës së tij për tu bërë lojtar i Inerit për një total prej 38 milionë euro, pasi Roma ka pranuar 24 milionë euro para plus shërbimet e Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo.

Sipas burimeve të shumta të mëdiave italiane, duke përfshirë Sky Sport Italia, marrëveshja tani është bërë dhe mund të përfundojë deri në fund të javës.

Nainggolan do të bashkohet përfundimisht me ish-trajneri i tij te Giallorossët, italianin Luciano Spalletti.

Lexo po ashtu Nainggolan konfirmon kalimin te Interi?

Shifra e transferimit të mesfushorit belg besohet të jetë në total prej 38 milionë eurove.

Radja Nainggolan (Getty Images)

24 milionë euro mendohet se jenë para të thata, ndërsa 14 milionë euro janë vlerësuar Santon dhe Zaniolo.

Roma tashmë kanë gjetur zëvendësimin e tij, me një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro plus 4 milionë tjera bonuse për mesfushorin kreativ të Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Lexo po ashtu Santon kyç për transferimin e Nainggolanit te Interi?

Arritja e marrëveshjes mes Interit dhe Romës thuhet se erdhi dje (e mërkurë), kur ish-mbrojtësi i Neëcastle United, Santon, ishte përfshirë në transferim.

Lojtari i ri kreativ Zaniolo, një figurë kryesore në skuadrën e Primaveras shumë të suksesshme të Interit, ishte gjithmonë pjesë e negociatave. /Telegrafi/