Telegrafi

E kryer, Milani siguron shërbimet e Sergino Dest

Milani ka bërë një goditje befasuese 24 orë para fundit të afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë amerikan, Sergino Dest.

Mbrojtësi amerikan nuk ishte në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe Barcelona ka pranuar ofertën e gjigantit italian për huazimin e futbollistit.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka zbuluar marrëveshjen e arritur mes dy klubeve.

Dest do t’i bashkohet Milanit si huazim për një vit, me Rossonerët që kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, por që nuk është e detyrueshme.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Reprezentuesi amerikan do të fluturojë drejt Milanos të mërkurën në mëngjes për të nënshkruar kontratën dhe të zyrtarizohet si futbollist i kuqezinjve. /Telegrafi/