Telegrafi

E kryer, Kjaer te gjiganti italian

Football - Simon Kjaer of Fenerbahce SK, during a UEFA Europa League match, SC Sporting Braga vs. Fenerbahce Istanbul, Round of 16 - 2nd Leg, at Estadio Municipal de Braga, in Braga. Braga, Portugal, 17th March 2016 Football Simon Kjaer of Fenerbahce SK during A UEFA Europe League Match SC Sporting Braga vs Fenerbahce Istanbul Round of 16 2nd Leg AT Estadio Municipal de Braga in Braga Braga Portugal 17th March 2016

Simon Kjaer duket se ka vendosur të rikthehet në kampionatin italian.

Mbrojtësi danez ka shkëlqyer edicionin e fundit në kampionatin turk me Fenerbahcen.

Kësisoj ai ka pranuar kushtet personale nga gjiganti italian Milan dhe ka pranuar rikthimin në Itali.

Kjaer do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Rossonerët’ ku do të fitojë rreth katër milionë euro në stinor.

Tani dy klubet, Milan dhe Fenerbahce janë duke negociuar për çmimin e këtij transferimi që besohet se do të jetë rreth 10 milionë euro.

28-vjeçari më parë ka luajtur në Itali duke veshur fanellën e Palermos dhe Romës.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/