Mesut Ozil përfundimisht do të largohet nga Arsenali, pas një periudhe të vështirë në klub.
Mesfushori turko-gjerman nuk e ka bërë asnjë paraqitje që nga fillimi i vitit të kaluar dhe është shumë afër të largohet nga The Gunners.
Menaxheri i Ozil, Erkut Sogut ka konfirmuar se lojtari është në proces të realizimit të transferimit te Fenerbahce.
“Procesi i transferimit të Mesutit te Fenerbahce është aktualisht duke u realizuar”, ka thënë ai për DemarkeSports.
“Fansat e kanë kuptuar se çfarë do Ozil në përgjigjet ndaj tyre në Twitter dhe tani gjithçka është rrugës për realizim”, ka shtuar më tej Sogut.
Mesfushori përmes llogarisë së tij në Twtter pak ditë më parë konfirmoi se e dëshiron kalimin te Fenerbahce, derisa e pëlqen të luajë edhe në MLS. /Telegrafi/