Një sërë shpërthimesh që janë dëgjuar në Krimenë e aneksuar nga rusët, janë vepër e forcave ukrainase, ka konfirmuar Shërbimi Sekret i Ukrainës.
“Mund të konfirmoj se ishin veprimet e forcave tona që kishin cak bazat ushtarake të pushtuesve”, tha Andrii Yusov, transmeton Telegrafi.
“Puna e inteligjencës dhe forcave të armatosura ukrainase po vazhdon në drejtim të objekteve ushtarake të pushtuesve në zonat e pushtuara përkohësisht, përfshirë urën e Krimesë”, shtoi zyrtari ukrainas.
“Qëllimi kryesor është çlirimi i Krimesë së Ukrainë. Në këtë fazë, pozicionet e armiqve duhet të dobësohen. Krimea akoma po përdoret si qendër logjistike, ku ndër tjerash për transportimin e forcave armike në pjesë tjera të Ukrainës. Me qëllim që të shkatërrojmë këtë qendër logjistike, po kryhen operacione në det, ujë dhe ajër”, u tha ndër tjera nga inteligjenca e Ukrainës.
E autoritetet e atjeshme që janë nën kontrollin e rusëve, kanë pezulluar trafikun mbi urën Kerch, kurse video të ndryshme shfaqin re të tymit të zi duke u ngritur në qiell. /Telegrafi/
🇷🇺-occupied Crimea taking incoming 🇺🇦 strikes.
It is reported that a Russian 🇷🇺 base was hit by multiple Storm Shadow missiles 🇬🇧.
The Russians seems to really not like it when “do unto others” comes into force. pic.twitter.com/H2ysBdMUGj
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) September 20, 2023