Site icon Telegrafi

“E ka ndezur internetin: Era Istrefi po e pushton botën!” – çfarë thonë serbët për këngëtaren shqiptare

Suksesi i Era Istrefit i ka detyruar edhe mediat serbe të shkruajnë për të. Madje pink.rs raporton se “kjo këngëtare kërcënon që t’ia rrëmbejë famën Rita Orës”.

“Pasi që Rita Ora bëri popullaritet botëror, para jush është një tjetër vajzë e cila kërcënon që të arrijë famën e saj”, nis shkrimi.

“Era Istrefi, e lindur para 22 vitesh në Prishtinë, arriti sukses që me këngën e parë, ndërsa hitet vazhduan të vinin. Për opinionin e gjerë u bë e njohur pasi xhiroi klipin e këngës ‘E dehun’ në një kishë të zbrazët në Kosovë”.

“Era vazhdon suksesin e saj drejt majës, ndërsa kënga e saj e fundit ‘Bon Bon’ për më pak se një muaj ka arritur afro 5.5 milionë shikime në YouTube”.

“Shikojeni klipin e ri dhe kënaquni me muzikën, por edhe me dukjen e kësaj këngëtareje atraktive”, përfundon shkrimi që shoqërohet me klipin e këngës “Bon Bon”. /Telegrafi/

Exit mobile version