Interi është në bisedime me mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah.
London Evening Standard raporton se Nerazzurët janë në treg për një mbrojtës qendror dhe kanë hapur bisedimet me ekipin londinez.
Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino thuhet se e ka në plane lojtarin, por një ofertë e mirë mund të ndryshojë situatën.
Megjithatë, Chalobah dëshiron një vend në skuadrën e Anglisë për Euro2024 dhe po kërkon futboll të rregullt.
Chelsea është gati të shesë për 30 milionë euro dhe Interi është i gatshëm të përmbushë çmimin.
Chalobah nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2028 vetëm në nëntor, me një opsion vazhdimi për 12 muajsh. /Telegrafi/