Telegrafi

E goditi topi i bejsbollit, u bë savant!

Kur një top bejsboll më 1979 goditi kokën e Orlando Serrellit, 10-vjeçari i dikurshëm ra për toke dhe ashtu qëndroi për disa çaste. U çua me dhembje koke dhe e vazhdoi lojën. Nuk u tregoi prindërve për aksidentin, ndaj nuk e merr trajtim e duhur mjekësor, përkundër kokëdhembjeve që zgjatën me muaj. Por, pastaj ndodhë diçka që do t’ia ndryshojë jetën: bëhet savant, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pas lëndimit, mediat nisën ta quajnë atë “truri kalendarik”, ndërsa emri i tij bëhet i famshëm kudo në botë. Serrelli në fakt mund të bëjë kalkulime komplekse kalendarike me shpejtësi dhe saktësi të habitshme. Ai i mban mend gjërat në detaje të minutave: veshjen e mikut në ditën e caktuar të vitit të kaluar, numrin e regjistrimeve të veturave që kalojnë para tij, ushqimin e përditshëm, motin çdo ditë që nga dita e aksidentimit të tij…

Dëmtimi i trurit, zakonisht në hemisferën e majtë, zhbllokon diçka në tru kur hemisfera e djathtë mundohet të kompensojë dëmtimin. Rezultatet e tilla janë të rralla. Sidoqoftë, kjo ka ngre dilemën te shkencëtarët nëse prirja savante është tek secili prej nesh.

Neuropsikiatri Allan Snyder, në nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë të teorive të kognicionit human, thotë se të gjithë ne i kemi aftësitë e Serrellit.

“Mbajmë mend pothuajse gjithçka, por kujtojmë shumë pak”, thotë Snyder. “Kjo është e çuditshme? Gjithçka është aty. Varrosur thellë në trurin tonë janë aftësitë fenomenale të cilat i humbim për ndonjë arsye kur zhvillohemi në krijesa ‘normale’. Megjithatë, diçka duhet të bëjmë për t’i zgjuar ato”.

“Muzika, arti, matematika e madje kujtesa nga disa merren si aftësi të njerëzve që studiojnë dhe trajnohen me orë të tëra. Në anën tjetër, kemi një grup njerëzish pa tru më të madh ose më të vogël se tonin, por më ndryshe, që është i aftë për të gjitha këto gjëra”, shton Snyder. /Telegrafi/