Banorëve të Big Brother VIP Kosova javë më parë iu është dhënë një sfidë nga ‘Vëllai i madh’.
‘Sfida e dizajnit’ – ishte një nga lojërat e radhës ku kolltuku më i votuar do të dërgohej në Ciao Berto për t’u ridizajnuar nga dizajnerët profesionistë dhe për të filluar prodhimin e saj.
Ndonëse kjo ishte marrë me shumë seriozitet nga konkurrentët e këtij formati, Xhuli Nura u shpall fituesja e garës së Ciao Berto-s.
Modelja nga Drenica e dizajnoi një kolltuk, i cili do të jetë në ankand për 30 ditë.
Çmimi fillestar është 1,500 euro dhe do të shkojë duke u rritur brenda ditëve sa është në ankand.
Të hollat e kolltukut do të shkojnë për studentët e dizajnit.
Nga ana tjetër, Ciao Berto i bëri një dhuratë edhe familjes së Artan Thaçit, kolltukun që e dizajnoi brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/