Telegrafi

E duan Real Madridi dhe Liverpooli, Dortmundi zbulon çmimin e Bellingham

Klubi gjerman, Borussia Dortmund është gati të shesë Jude Bellingham këtë verë dhe tashmë ka zbuluar çmimin.

Reprezentuesi anglez mbush sot 19 vjeç dhe është objektivi i klubeve më të mëdha evropiane.

Real Madridi, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë shprehur të gjithë interes për Bellingham që nga fundi i sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Real Madridi nis bisedimet me Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham

Ishte sugjeruar se Dortmundi do t’i rezistonte të gjitha ofertave për të paktën një sezon tjetër.

Megjithatë, sipas gazetës BILD, ata do të ishin të gatshëm të fitonin para në rast se ofrohet çmimi i duhur këtë afat të transferimeve.

Sipas gazetës gjermane, Dortmundi kërkon 120 milionë euro për t’u ndarë me ish- mesfushorin e Birmingham City. /Telegrafi/