Manchester City i ka ofruar yllit të saj kryesor, Kevin De Bruynes, një kontratë të re me pagë më të ulët se sa ka aktualisht, pasi klubi po e shqyrton mundësinë e nënshkrimit me Lionel Messin.
Sipas medieve, De Bruyne edhe pse është ende i përkushtuar dhe e dëshiron qëndrimin në klub, është i zhgënjyer me ofertën e parë të Cityt.
Por sipas Sam Lee, korrespodent i The Athletic, Manchester City i ka paraqitur lojtarit një kontratë pesë-vjeçare që është më pak fitimprurëse sesa marrëveshja e tij aktuale, pasi klubi po ruan fondet për një lëvizje të mundshme për Messin.
De Bruyne që është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe llogaritet si lojtari kryesor ishte zhgënjyer me ofertën, por do të ketë sërish negociata që pritet të jenë të gjata.
? Impact of Messi interest on De Bruyne contract talks
? #CFC performance ‘weeks in the making’
? Mendy’s latest mishap@SamLee and @DavidMooney discuss as #MCFC deliver an ominous statement in title race…LISTEN NOW ?️ ??? ?????? ???
— The Athletic UK (@TheAthleticUK) January 5, 2021
Në konferencën e tij për shtyp sot, trajneri Pep Guardiola, ka thënë se nuk është “i shqetësuar” për situatën dhe është “shumë i sigurt se ai do të qëndrojë”.
“Ndonjëherë duhet të respektojmë procesin. Unë nuk e di se çfarë po ndodh sepse nuk kam biseduar me Txiki [Begiristain], por ai e di se si e vlerësojmë, jo vetëm si futbollist, si person – sa i rëndësishëm është ai për klubin”.
?”I’m pretty sure he will stay, I’m not worried”
Pep Guardiola is confident Kevin De Bruyne will sign a new deal at Manchester City pic.twitter.com/Ra6aj4QZzJ
— Football Daily (@footballdaily) January 5, 2021
“Unë nuk jam i shqetësuar, por në fund të fundit sigurisht që është vendimi i tij”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/