Telegrafi

E duan gjigantët evropianë, Watzke e pranon se Dortmundi mund të humbasë Moukokon

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke e ka pranuar se rrezikojnë të humbasin sulmuesin e ri Youssoufa Moukoko.

Adoleshenti gjerman është jashtë kontratës në qershor dhe është një objektiv i madh për klube si Chelsea, Liverpool dhe Barcelona.

Fillimisht një transferimin i Moukokos shihej si i vështirë, por drejtuesit e Dortmundit tashmë e pranojnë se mund ta humbin talentin e madhe gjerman.

“Është legjitime që të përpiqeni të merrni një pozicion të mirë për veten tuaj”, ka thënë fillimisht Watzke për Sky Deutschland.

“Por, është po aq legjitime të kemi idetë tona. Dhe nëse ato nuk përkojnë me lojtarin, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë”.

“Natyrisht ne shpresojmë që ai të qëndrojë, por nuk mendoj se ai do të nënshkruajë rinovimin vetëm për mirënjohje ndaj klubit. Mirënjohja nuk është monedhë në futbollin profesionist”, përfundoi drejtuesi i Dortmundit. /Telegrafi/