Telegrafi

E duan Chelsea dhe Arsenali – duket se Mudryk ka vendosur se ku dëshiron të transferohet

Thuhet se Mykhailo Mudryk do të zgjidhte Arsenalin para Chelseat nëse do të merrej me një vendim të drejtpërdrejtë mes dy rivalëve londinez.

The Gunners kanë ndjekur lojtarin që nga fillimi i afatit kalimtar, por oferta e tyre fillestare prej 60 milionë euro u refuzua dhe nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje me Shakhtarin, pavarësisht se e ka rritur ofertën e tyre në 65 milionë euro, me skuadrën ukrainase që kërkon rreth 95 milionë euro.

Chelsea tani po kërkon të rrëmbejë lojtarin nga duart e rivalit të qytetit dhe po përpiqet të joshë Mudrykun në “Stamford Bridge”.

Blutë shpresojnë se ai do t’i bashkohet pas bisedimeve ‘pozitive’ me Shakhtarin, por Mudryk do të preferonte të transferohej në Arsenal, sipas The Guardian.

Mudryk ka lënë të kuptohet për preferencën e tij për t’u bashkuar me Arsenalin ditët e fundit, pasi ai postoi në Instagram duke shfaqur në foto të ndeshjes ndaj West Hamit, aty ku Gunners triumfuan.

Arsenali po synon të sjellë një sulmues këtë muaj pasi humbi Gabriel Jesusin për shkak të lëndimit. /Telegrafi/