Tottenham Hotspur dhe Arsenali janë duke tentuar që në këtë afat kalimtar ta transferojnë mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.
Dy skuadrat nga veriu i Londrës po e rivalizojnë njëra-tjetrën për ta transferuar 22-vjeçarin spanjoll nga Los Blancos.
Por siç raporton AS, mesfushori spanjoll nuk do të kushtojë edhe aq lirë për t’u larguar nga Santiago Bernabeu, pasi Zinedine Zidane nuk llogaritë në shërbimet e tij.
Madrilenët e transferuar Ceballos në vitin 2017 nga Real Betisi në një marrëveshje gjashtëvjeçare për një shumë rreth 19 milionë euro, por duket se nuk ka të ardhme në Madrid.
Spurs thuhet se janë favorit për ta transferuar 22-vjeçarin nga Real Madridi, pasi pritet që në këtë verë ta humbasin Christian Eriksenin që kërkohet nga Manchester Unitedi.
Për ta realizuar transferimin e spanjollit, Arsenali dhe Tottenhami do iu duhet të paguajnë rreth 52 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe bonuset. /Telegrafi/