Site icon Telegrafi

“A e din” nga DJ Dagz, PM dhe S4MM arrin 600 mijë klikime në YouTube për katër ditë

Foto: DJ Dagz/Instagram

Pas bashkëpunimit me Lindonin, dyshja DJ PM dhe DJ Dagz bashkë me reperin e talentuar, S4MM, ka pak ditë që kanë lansuar projektin e ri “A e din”.

Për këtë projekt, PM dhe Dagz kanë bashkëpunuar me këngëtarin S4MM, një emër i ri në skenën muzikore.

Kënga “A e din” po pëlqehet në masë të madhe nga publiku e këtë e dëshmojnë edhe mbi 600 mijë klikime që ka marrë në kanalin YouTube brenda katër ditëve.

Lexo po ashtu Të bgjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kujtojmë se edhe projekti i tyre “Hallall e ke” në bashkëpunim me Lindon është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, duke regjistruar miliona klikime.

Dyshja në fjalë janë shumë të përkushtuar në punën për projektet e verës, gjersa në muajt e nxehtë pritet të sjellin për fansat një tjetër këngë të re.

Ndërkohë, ata vazhdojnë të jenë shumë aktivë edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, duke qenë sa më pranë të rinjve shqiptarë në diskoteka dhe mbrëmje gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version